Komuniteti ndërkombëtar është duke punuar me misionet paqeruajtëse pothuajse në çdo cep të botës për të shpërndarë mesazhe solidariteti, paqeje dhe bashkimi. Kjo, që njerëzimi ti lërë pas ndasitë që ka kanë lënë gjurmë nga historia.
Duke numëruar këtu luftërat, fatkeqësitë natyrore, si dhe shkatërrimet e bëra nga dora e njeriut, racizmi është bërë ndër temat kryesore me zgjedhjen e Donald Trump president i Amerikës. Gjuha e tij urrejtëse bëri bujë të madhe.
Gazetametro.net sjellë për ju një listë me pesë vendet më raciste në botë, të hartuar nga veteranstoday.
INDIA
Vendi i llojllojshmërive është gjithashtu edhe vendi më racist në botë sipas kësaj liste. Një fëmijë indian mësohet që nga fëmijëria që të shfaqë adhurim për njerëzit me ngjyrë të bardhë, ndërsa të përbuzinin njerëzit me ngjyrë të zezë. Kështu ka lindur edhe racizmi i tyre ndaj afrikanëve dhe të tjerëve me ngjyrë të zezë tëlëkurës. Madje indiandët kanë probleme të mëdha edhe mes vete, ndërmjet vendeve të ndryshme të indisë.
PAKISTANI
Ky vend me shumicë myslimane ka probleme në mes të dy ektevekryesore; shia dhe suni. Ndër vite ka pasur krime në mes të dy palëve dhe momentalisht nuk po bëhet asgjë përparimtare në këtë drejtim. Përveçkësaj, lufta e e gjatë e tyre me Indinë ka shënuar shumë aksidente që kishin për bazë racizimin ndaj tjetrit.
RUSIA
Në Rusi është shumë e pranishme ksenofobia, apo urrejta ndaj të huajve. Edhe sot ata janë racist karshi atyre të cilët ata i konsiderojnë që nuk janë racistë të vërtetë. Gjithashtu, rusët mbjellin racizmin edhe ndaj afrikanëve, kinezëve, aziatikëve.
IZRAELI
Izraeli është i njohur për krimet e tyre kundër Palestinës. Edhe sot jemi dëshmitarë të luftës së egër në mes këtyre dy vendeve. Izreali ka vështirësi që ti pranojë jo hebrenjtë si qytetarë të barabartë.
AMERIKA
Toka e lirisë dhe demokracisë rastis që të jetë edhe vendi ku mund të gjenden disa prej njerëzve më racist në botë. Në shtetet si Arizona, Misisipi, apo Misouri racizmi është përditshmëria. Qoftë ai kundër aziatikëve, afrikanëve, apo edhe disa prej amerikanëve. Rastet e urrejtes për shkak të ngjyrës së lëkurës po shënojnë rritje. /gazetametro.net