Loading…

5 vendet e ndaluara në botë (Foto)

  • 20/12/2016 | 22:18

5 vendet e ndaluara në botë (Foto)

Duke i njohur vendet e ndryshme të botës të cilat janë me të vërtetë shumë të bukura, njerëzit pa dyshim që do të donin t’i vizitonin, dhe ajo që mund t’i ndalonte do të ishte gjendja ekonomike e tyre.


Mirëpo janë disa vende në botë të cilat nuk duhet sfiduar fatin për t’i vizituar. Këto vende janë të rrezikshme dhe nuk kalohet andej për turizëm, por disa nga to kanë arsye tjera pse nuk duhet vizituar. Gazetametro.net ka bërë një listë për ju të disa vendeve misterioze ku askush nuk shkon.

Ishulli i Gjarpërit, Brazil
1803355-650-1463047083-c28e442025685e952804b4d3e10310fb

Ilha da Queimada Grande, që ndodhet 35 km nga brigjet e Brazilit, duket si një parajsë e vërtetë. Ju mund të paguani për një udhëtim në këtë ishull, por jo me para por me jetën tuaj. Arsyeja pse ju do ta paguani me jetë është  për shkak të gjarpërinjëve helmues. Ka rreth 4,000 gjarpërinj. Më i rrezikshëm prej tyre është gjarpri bothrops insularis (lloj i nëperkës), e cili ka helm pesë herë më të fortë se nepërka e tjera,  kur ajo kafshon, shkaktohet  vdekja e  menjëhershme. Kjo është arsyeja pse autoritetet braziliane e ndalojnë këdo që dëshiron ta vizitoj  Ilha da Queimada Grande, e cila ndryshe është quajtur edhe “Ishulli i Gjarpërit”.

Ishulli Surtsey, Islandë
1803255-650-1463047083-2403367c15ad027f1088a212f161ee19

Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, shpërtheu një vullkan nënujor, dhe brenda një kohe të shkurtër u krijua një ishull i ri prej 2.7 kilometra katrorë. Ajo menjëherë ka marrë vëmendjen nga shkencëtarët e vendeve të ndryshme, si ajo është një shembull i shquar i formimit të ishullit dhe fillimin e jetës së re. Që atëherë Surtsey ( i quajtur sipas karakterit mitologjik Surtr, lideri i gjigantëve zjarrit), shërben vetëm për qëllime shkencore, dhe kjo është një zonë e ndaluar për turistët, transmeton gazetametro.net

Ishulli North Sentines
 1803405-650-1463047083-00fce2db16d92d5d5fd7f899846ed213

Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpi e një fisi të vendasve shumë të rrezikshme Sentinelese. Ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe janë shumë të ashpër dhe sulmojnë në çdo ndërhyrje. Sipas shkencëtarëve, vendasit janë  të izoluar qe 60mijë vjet që nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor. Këta njerëz në mënyrë aktive mbrojnë  territorin e tyre. Në vitin 2004 ata e qëlluan një helikopter të qeverisë indiane me shigjeta, të cilët (aeroplanët) po fluturonin mbi ishullin pas një cunami për të shikuar nëse vendasit kanë nevojë për ndihmë. Pastaj viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë. Autoritetet indiane u bëjnë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg nga njerëzit “Sentinelese” dhe toka e tyre, sepse ata nuk e kursejnë askënd.

Ise Grand Shrine, Japan
1803605-650-1463047083-056ad7d35aad6744ee3d8b450b1bd78a

Në Japoni, vend i shenjtë dhe më i rëndësishëm në të gjithë vendin është kompleksi “Tempulli i Ise Jingu”. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri. Atje lejohen vetëm shtresat e rangut të priftërinjve dhe anëtarët e familjes perandorake. Kjo pjesë e Japonnisë është e mbrojtur me ligj si dhe është e ndaluar me ligj futja e njerëzve të huaj atje, duke përfshirë edhe japonezët që nuk i përkasin rangut të priftërinjve dhe anëtarët e familjes perandorake, transmeton gazetametro.net

Ishulli Gruinard
1803455-650-1463047083-f3dd52490c4eb9db95aa69e8506adc55-1

Në vitin 1942, Qeveria Britanike bleu  ishullin skocez Gruinard për të testuar armët e tyre. Gjatë eksperimenteve të armëve u vërtetua se nga testimi i armëve kanë vdekur qindra njerëz nga sëmundjet që kanë fituar për shkak të armëve të ndryshme. Deri në vitin 1980, ky ishull ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet. Ekspertët paralajmërojnë të mos shkelin njerëzit atje për shkak se ende nuk është e  përshtatshme për jetë, dhe nuk do të jetë edhe për qindra vjet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë