Gjërat më tërheqëse në jetë shpesh janë të ndaluara. Kështu ndodh edhe me turistët, të cilët kënaqen me atraksionet e shumë vendeve nga e gjithë bota, por më së shumti fascinohen me vendet që nuk u lejohet t’i vizitojnë.
Prej një ishulli në oqeanin Paqësor e deri te një bazë që i ngjan filmave të James Bondit, këto janë pesë vendet më sekrete në botë.
Banka e farave ushqimore në Norvegji
Imagjinoni një botë të goditur nga një katastrofë natyrore e cila do të shkaktonte zhdukjen e të gjithë njerëzve dhe shkatërrimin e tërë infrastrukturës, misioni i ndonjë njeriu që kishte shpëtuar do të ishte rindërtimi i të gjitha resurseve në Tokë. Në një skenar të tillë, i mbijetuari fillimisht do të duhej të shkonte në Svalbard të Norvegjisë, ku gjendet banka e farave ushqimore, më e sigurta në botë. Aty ruhen 250 milionë fara të të korrave nga e gjithë bota. Shkencëtarët kanë zgjedhur këtë lokacion sepse është 130 metra mbi nivelin e detit dhe uzina do të mbetej e thatë edhe nëse do të shkrihej i gjithë akulli në Tokë.
Ishulli Ni’ihau, Hawaii
Ky është ishulli më i vogël në Hawaii. Aty jetojnë vetëm 130 banorë, të cilët nuk paguajnë qira, nuk kanë rrugë të shtruara, linja telefonike apo sisteme të ujit e kanalizimit. Vizitat e turistëve janë ndaluar që prej vitit 1915 me anë të një dekreti dhe aty nuk mund të shkohet pa ftesën e banorëve.
Baza Royal Air Force, Angli
Kjo bazë elektronike është më e madhja e këtij lloji në botë. Prej aty mblidhen të dhëna për agjencitë sekrete të Britanisë dhe SHBA’së. Baza top sekrete ishte ndërtuar më 1954 gjatë Luftës së Ftohtë dhe besohet se prej aty drejtohet projekti ECHELON, rrjeti botëror i spiunazhit që përbëhet nga pesë shtete: Australia, Kanada, Zelanda e Re, SHBA dhe Britania e Madhe.
Biblioteka e Vatikanit
Kjo është biblioteka më sekrete në botë. Aty mbahen dokumentet personale të të gjithë papëve prej shekullit të 8-të. Aty mund të hynë vetëm hulumtuesit dhe atë me leje të veçantë nga institute i caktuar. Libraria që konsiderohet pronë private e Papës përmban 35 mijë volume shkrimesh të vendosura në radhë raftesh të gjatë 85 kilometra.
Zona 51, Nevada, SHBA
Zona 51 është bazë ku mbahen larg publikut dokumente sekrete dhe programe hulumtimi. CIA nuk jep detaje për atë çfarë ndodh brenda dhe kjo ka prodhuar shumë teori konspirative që flasin për alienë, aeroplanë luftarakë të gjeneratës së re dhe armë laserike. Baza sekrete do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe për shumë kohë, sepse hyrja aty është rreptësisht e ndaluar. /gazetametro.net