Të gjitha ato të gjinisë së butë, kanë një profil se me çfarë tipi të mashkullit duan të kalojnë kohë. Përderisa disa ëndërrojnë për një hero që do të kujdeset për ta, tjerat kërkojnë një subjekt mbi të cilin do të dominojnë në marrëdhënie, transmeton Gazeta Metro.
Megjithatë, gratë mentalisht të forta kanë pritjet e tyre kur është fjala për zgjedhjen e një partneri. Ato nuk i tërheqin meshkujt xheloz dhe ambiciozë. Ato kanë nevojë për një njeri që do të jetë krenar për sukseset e tyre dhe nuk do të ketë frikë ta dëgjojë mendimin e tyre.
Këto janë pesë llojet e burrave që gratë mentalisht të forta nuk e humbin kohën e tyre me ta:
1. Pasiv
Ajo është një grua që lëviz me vendosmëri në tokë. Natyrisht që ka pritjet për lidhjen. Nëse një njeri nuk është i interesuar dhe merr pjesë në ndërtimin e marrëdhënieve të tyre, atëherë një partner i tillë për të është vetëm një humbje kohe. Dhe këtë shumë mirë e di.
2. Xheloz
Për të arritur qëllimet e saj, gruaja e fortë nuk fshihet pas të tjerëve, por gjithnjë shkon përpara. Në jetën e përditshme fitojnë në mënyrë të barabartë edhe meshkujt edhe femrat. E pra, nëse ajo vëren se partneri i saj është i mërzitur dhe xheloz për çdo hap të saj, ajo shumë shpejt do ta kuptoj të vërtetën dhe do të merr vendimin e duhur.
3. I kufizuar
Një grua që është mentalisht e fortë nuk ka frikë të shprehë mendimin e saj mbi tema të ndryshme. Nëse një burrë ka ndonjë problem me të, atëherë ai do të lëndohet ose do të fyehet, gjë që do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet reciproke. Kjo do të jetë një pengesë me kalimin e kohës.
4. I papërcaktuar
Një grua që është e vendosur në qëllimet e saj, kurrë nuk do të krijojë një marrëdhënie me një njeri që nuk e posedon këtë tipar. Një partner i papërgjegjshëm do të fillojë ta pengojë atë, kështu që herët a vonë, kungulli do të shpërthen mes tyre.
5. Mos mirënjohës
Një grua e fortë është ambicioze dhe synon të arrijë qëllimet që ka vendosur. Nëse ajo njihet me një njeri që nuk e vlerëson fare suksesin e saj dhe as nuk është krenar për partnerin e tij, investimi në një marrëdhënie me një person të tillë është i barabartë me një investim të humbur./gazetametro.net