Loading…

5 receta të ushqimeve tradicionale greke

  • 22/11/2020 | 00:21

5 receta të ushqimeve tradicionale greke

Kuzhina tradicionale greke është mjaft e pasur, por nuk është se dallon edhe aq shumë nga kuzhina jonë. Shumë herë emrat të cilët i perdorim për perberësit na bejnë të mendojmë se jemi shumë të ndryshëm, por jo. Ketu kemi bërë një përmbledhje se cilat janë 5 ushqimet më të mira nga kuzhina greke. Transmeton Gazeta Metro


Makarona me mish viçi

Përberësit për këtë  janë: 500g mish viçi të prerë në copëza të vogla, 250g makarona, 250g salce domate si dhe përbërësit e zakonshëm si krip,piper,vaj ulliri.

Fillimisht marrim një tenxhere dhe qesim vaj, pastaj hedhim mishin dhe e skuqim mire, pastaj hedhim salcen, kripen, piperin hedhim dhe ujin dhe e ziejme ne tenxhere presioni për një orë kur të jetë gati pastaj e hapim e lemë me ujë dhe në atë enë hedhim makaronat, i ziejme duke I përzier vazhdimisht deri sa gjella të jetë gati.

Pica me domate dhe djath të bardhë

Fillimisht e marojmë brumin për të cilin na duhet : 250g miell që fryhe, 1 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle kripë, 1 filxhan çaji qumësht të vokët, 1 lugë të vogël uthull dhe pakëz sheqer.
Pastaj marrim përbërësit për picë: 2 domate, 200g djath të bardhë, 100g kaçkavall, kripë, piper I zi, rigon dhe pakëz vaj ulliri.

Griejmë domatet, e hedhim kripën pastaj piperin e zi dhe I perziejm, marrim brumin dhe e hapim për ti future gjysmën e sasisë së kaçkavallit dhe pastaj djathin e bardhë, pastaj marrim pak rigon dhe në fund e sperkasim me vaj ulliri, e shtim e pjekim për 20 minuta në 190 gradë.

 

Omlet në furrë

Përberësit e nevojshëm për omlet në furrë janë: 500g patate, 7 vezë, 500ml qumësht, 5 lugë gjelle miell, 2 lugë gjelle gjalpë, 100g djath të bardhë, 100g kaçkavall të prerë në kocka të vogla, 200g sallam, kriipë dhe piper të zi, 200g këpurdha, 1 domate të prerë në feta të holla si dhe një spec të kuq të prerë në copëza të vogla.

Për t’a përgatitur fillimisht presim patatet në formë rrumbullake, e marrim një tepsi e lyejmë me vaj dhe i shtrijmë patatet duke i shtuar pakëz kripë e vaj dhe duke i pjekur. Ndërsa në një enë tjetër hedhim të gjithë përberësit dhe i perziejmë deri sa të jenë pjekur patatet e pastaj duke i mbuluar patetet me perberësit e përgatitur dhe duke I pjekur në furrë për 40 minuta në 170 gradë.

 

Patate qofte

Përberësit e nevojshëm për të gatuar patate qofte janë: 3 patete të ziera, 2 qepë të freskëta, pak majdanoz dhe dy llojet e kaçkavallit, guda dhe graviera, pastaj 250g djath të bardhë, 1 vezë, piper të zi dhe miell.

Marrim perimet dhe i grijmë pastaj i vendosim në një enë të gjitha i perziejm dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët,si topa, pastaj i marrim të gjitha qoftet dhe i lyejmë me vezët e rrahura pastaj marrim një tigan e nxejmë vajin pastaj i hedhim patatet qofte dhe i skuqim.

 

Papucakia

Përberësit për Papucakia janë: 8 patellxhana, 500g mish të bluar, 2 qepë, majdanoz, 2 domate, kanellë, karafil, kripë, vaj, piper të zi, piper të kuq, kaçkavall për siperfaqën e gjellës dhe 2 thelba hudher, ndërsa perberësit për kremin besamel janë: 3 gota qumësht, 7 lugë gjelle miell, 5 lugë gjelle gjalpë 2 vezë si dhe kripë dhe piper.

Marrim patellxhanet dhe presim në mes i heqim pjesën e brendshme, I qesim ujë me kripë për 1 orë dhe pastaj i pjekim për 30 minuta në 180 gradë. Në një tjetër tenxhere hedhim të gjithë perberësit e qimas pastaj I hedhim miellin me të gjithë përberësit tjerë duke i perzier, i lemë të qendrojnë për 2 minuta dhe pastaj i heqim. Në fund i marrim patellxhanet me qimane dhe i mbushim me djathin dhe e pjekim për 1 orë në 180 gradë. Transmeton gazetametro.net

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë