Loading…

5 mënyra si t’i përdorni farat e shalqirit

  • 06/06/2017 | 19:13

5 mënyra si t’i përdorni farat e shalqirit

Farat e ziera të shalqirit janë shtesë e shëndetshme në ushqim. Efekti i tyre dallohet në pjesët më të rëndësishme në trup.


Ja disa nga vetitë e farave të ziera të shalqirit:

  • Përmirësojnë tretjen

Këto fara janë të pasura me fibra, kështu që janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Kështu, veprojnë mirë si nga brenda po ashtu edhe për jashtë, shërojnë komplikimet që i hasim në banjë.

  • Pastrojnë veshkat

Shalqiri është një diuretik i hatashëm. Shkaku i kësaj, do t’i pastroni veshkat. Kjo ndodh pasi eliminoni pjesën më të madhe të substancave të dëmshme në veshka. Mos harroni se veshkat kanë funksione të rëndësishme për tretjen. Veshkat i pastroni përmes urinës.

  • Zëvendësojnë pijet energjike

Farat e shalqirit kanë vlerë të lartë ushqyese. Kjo është një nga arsyet pse rekomandohen gjatë verës, pasi energjia bie si pasojë e nxehtësisë.

  • Zemra juaj do të jetë më e shëndoshë

Këtu ndërhyn përbërësi argjininë. Ky është një aminoacid që rregullon shtypjen e gjakut. Për më shumë, zgjeron arteriet, që lejon qarkullimin e lirë të gjakut, duke parandaluar sulmin në zemër dhe në tru.

  • Në mënyrë natyrale luftojnë depresionin

Lëngu i përgatitur nga farat e shalqirit është i pasur me vitamina të grupit B. Kështu e sintetizojnë serotoninën, hormonin e lumturisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë