Loading…

5 librat më të lexuar gjatë 50 viteve

  • 29/11/2016 | 19:20

5 librat më të lexuar gjatë 50 viteve

Lexuesit e librave, janë njerëz të cilët janë të pasionuar pas tyre, dhe gjatë kohës së tyre gjithmonë ndajnë një kohë për të lexuar librin që kanë zgjedhur.

Në botë ka njerëz me shije të ndryshme, më poshtë janë ndër pesë librat më të njohur dhe të lexuar gjatë 50 viteve.

Harry Potter- J.K Rovling

Librat e Harry Potter janë libra që përmbajnë një seri prej shtatë romanesh fantazi të atuores birtanike J. K Roëling. Ky libër është botuar mbi 400 milionë kopje. Harry Potter është një fenomen botëror i llojit të vet me të cilin janë mrekulluar edhe fëmijët dhe të rriturit. Ngjarje e paraqitura në këtë libër janë bërë edhe në film, përcjell gazetametro.

harry-potter

Alkimisti-Paulo Coelho

Alkimisti është njëri ndër librat më të lexuar dhe më të shitur në të gjithë botën. Ky libër është përkthyer ne 67 gjuhë të botës dhe është botuar në 65 mijë kopje. Me 65 milionë kopje të shitura Alkimisti bëhet libri më i shitur në histori.

alkimisti

Iku bashkë me erën-Margaret Mitchell

Iku bashkë me erën është një dramë romatike amerikane, ngjarje e cila zhvillohet në Gjeorgji gjatë luftës qytetare amerikan. Ky libër është botuar në 33 milionë kopje. Libri ka marrë çmimin Pultizer, ku për këtë libër është gjiruara edhe filmi me të njertin emër.

Në këtë libër flitet në lidhje me jetën e Scarlett O’Hara një vajzë me prejardhje irlandeze, një figurë komplekse që ballafaqohet me të gjitha vështirësit që i sjell jeta.

 

iku-bashk-me-eren

Mendo dhe pasurohu-Napoleon Hill

Mendo dhe pasurohu është libri motivues nga autori Napoleon Hill, libër i botuar në 30 milonë kopje. Ky libër përgjatë 20 viteve ka vëzhguar njerëit e suksesshëm dhe si përfundim e kanë quajtur “Formula e suksesit”. Formula bazohet në faktin se “çdo arritje, çdo pasuri e fituar, i ka rrënjët tek një ide e vetme”.

libri-2

Ditari i Anna Frankut- Anna Frank

Libri i vajzës së quajtur Anna Frank është botuar në 27 milonë kopje. Libri është i shkruar në fomë të letrave që Anna i’a dërgon një mikes imagjinar, ku përshkruan ditët e vetmisë së saj dhe të mendimeve të shumta për gjendjen në të cilën ndodhet ajo. Në ditën e sotme ky libër konsiderohet vepra kryesore e shekullit 20.

ana-fradnc

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë