Loading…

5 gjërat që duhet t’i dini për presidentin e ri të Francës

  • 07/05/2017 | 22:52

5 gjërat që duhet t’i dini për presidentin e ri të Francës

Emmanuel Macron është zgjedhur sot President i Francës, ku në balotazh mundi kundërkandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, shkruan gazetametro.net.


Por, kush është ai dhe cfarë duhet të dimë për të?

Emmanuel Marcon është presidenti më i ri në historinë e Francës, 39 vjecar.

1.Bankier i investimeve – por, kishte punuar edhe në kabinetin e ish-presidentit Hollande

Mackron kishte punuar si bankieri i nvestimeve, në Rothschild në vitet 2008-2012. Ky fakt ishte përdorur nga kundërkandidatja e tij, Le Pen, e cila e kishte portretizuar atë si “kandidat të financave”, ndërsa Macron i ishte kundërpërgjigjur sa se “secili lider politik  duhet të kishte një punë/profesion”.

Por, para se të punonte në bankë, ai kishte punuar në Ministrinë e Financave. Ndërsa pas punës në bankë, dmth pas vitit 2012, kishte punuar në kabinetin e tashmë ish presindetit të Francës, Fransua Hollande, të cilën e la për të nisur partinë e tij politike “En Marche”.

2.Presidenti më i ri në moshë

I lindur në dhjetor të vitit 1977, Macron është 39 vjec, rrjedhimisht është presidenti më i ri në historinë e Francës.

Por, për të qenë të saktë, Franca kishte pasur udhëheqës më të ri se ky në moshë: Luisi XIII ishte bërë mbret derisa ishte ende fëmijë, ndërsa Napoeloni e shpalli veten perandor në moshën 35 vjecare.

3.Puna jashtë skenës poltike – sfida e Macron

Kur Macron doli në fushatë për të kërkuar votën si fytyrë e re në politikë, nuk ishte shumë e lehtë.

Tani për tani, Macron dhe Le Pen kanë triumfuar mbi partitë poltike “mainstream” të Francës, të cilat kishin qenë në pushtet mbi katër dekada. Konservativët dhe socialistët, për afër 40 vite e kishin udhëhequr vendin, herë njëra e herë tjetra.

Macron nuk kishte mbështetje poltike të asnjë partie, e ndoshta nuk do ti ketë as pas zgjedhjes.

4.Nuk kishte mbajtur më parë post si i zgjedhur

Derisa kundërkandidatja e tij, Le Pen, ishte parë se ka ngjashmëri me Donald Trump në orientim, edhe Macron ka disa gjëra të përbashkëta me Presidentin e SHBA-së: nuk kishte pasur karrierë të gjatë në qeveri, para se të vinte në krye të shtetit.

Macron nuk ka kërkuar kurrë më parë vota për ndonjë pozitë, para kampanjës presidenciale për president.

5.Macron u martua me mësuesen e tij

Tashmë Zonja e Parë e Francës, Brigitte 65 vjeçe, është 24 vite më e vjetër se Presidenti. Ajo kishte qenë mësuese e Macron kur ai ishte 15 vjec.

Mediat edhe këtu kishin gjetur ngjashmëri mes tij dhe Donald Trump, duke thënë se të dy presidentët kanë diferencën e njejtë në moshë me partnerët, por në drejtime të ndryshme. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë