Loading…

5 gjërat më qesharake të punuara nga ari (Foto)

  • 29/05/2017 | 12:59

5 gjërat më qesharake të punuara nga ari (Foto)

Për njerëzit thuhet se janë qeniet më të mençura në botë. Megjithatë, jo rrallë këto qenie dinë të bëjnë dhe gjëra të marra – që kalojnë madje në budallallëk. Si të përshkruajmë ndryshe krijimin e këtyre 10 gjësendeve të panevojshme prej ari – të cilat do t’i prezantojmë në vijim.

Letra e tualetit

ari gjera 0001

Kompania australiane “The Toilet Man” ka prodhuar letrën e tualetit prej arit 22-karatësh, paketimi i së cilës kushton “vetëm” 1,376,900 dollarë. Letra është treshtresore dhe e butë – ndërsa ajo vjen me një shishe shampanje të zgjedhur.

Derisa shkëputni një copë të letrës së tualetit, pluhuri i arit do të shpërndahet gjithandej, duke krijuar kështu një ndjenjë të papërsëritshme – kanë thënë drejtuesit e kësaj kompanie gjatë prezantimit të kësaj letre në Dubai.

Pilulat

ari gjera 0002

 

Epo, nëse ekziston letra për ta fshirë prapanicën me ari, pse të mos ekzistojnë dhe pilulat që do të ndikonin në prodhimin e fecesit (jashtëqitjes) prej ari. Këto kapsula të çuditshme prej ari 24-karatësh janë prodhuar nga Tobias Wong dhe kompania “Just Another Rich Kid”.

Sipas prodhuesve, hedhja në treg e këtyre pilulave ishte bërë me kërkesë të një njeriu të pasur – i cili ka arritur gjithçka në jetë – përveç të kishte fecesin prej ari.

Këmisha

CEN_GoldCoat_03.jpg

Këmisha me vlerë prej 20,000 dollarëve është pronë e pasanikut nga india, Datta Phuge. Kjo këmishë është punuar nga 15 artarë – që kishin punuar 16 orë në ditë për dy javë rresht – ndërsa Phuge mendon se shkëlqimi i saj do të jetë i parezistueshëm për femrat.

Lapsi

ari gjera 0004

Këta lapsa prej ari janë prodhuar nga dizajneri Korean, Daisung Kim. Lapsat kanë një shtresë të hollë të arit 24-karatësh – dhe kushtojnë 20 dollarë për copë.

Limonada

ari gjera 0005

Kjo pije ultra-luksoze është prodhuar nga kompania Elixia Faustin, me seli në Dubai, me kërkesë të një klienti të saj. Limonada ekstravagante me grimca ari 24 karatësh, është krijuar që të “freskojë” mendjen e klientit të pasur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë