Loading…

5 gabimet për të cilat ju pushojnë menjëherë nga puna

  • 31/01/2017 | 11:31

5 gabimet për të cilat ju pushojnë menjëherë nga puna

Njerëzit e mirë dhe punëtorë edhe mund të pushohen nga puna. Shpeshherë gabimet e vogla mbajnë pas tyre pasoja të mëdha. 


Një studim i “ePolicy Institute” ka vëzhguar 300 kompani. Sipas analizës së tyre, 1/3 e kompanive kanë pushuar punonjësit për shkak se kanë keqpërdorur teknologjinë, duke shprehur shqetësimin në rritje për abuzimin e punonjësve. Mes këtyre arsyeve futen edhe postimet në rrjete sociale.

1.Pritshmëri të larta, por rezultate të dobëta

Kur filloni një punë të re, bëni premtime dhe merrni përgjegjësi të shumta që nuk i keni menduar gjatë. Me kalimin e kohës, kur premtimet nuk mbahen, ndodh t’ju shembet bota nën këmbë. Ky mund të jetë një shkak i mire, nëse pushoheni papritur nga puna.

Duhet të ishit menduar gjatë para se të merrni përsipër më shumë përgjegjësi, nga sa mundeni.

2.Negativiteti

Punëdhënësi pret që t’ia bëni jetën më të thjeshtë dhe gjithë skuadrës me të cilën do të punoni. Nëse njerëzit shpërndajnë vazhdimisht negativitet në zyrë, apo e vështirësojnë jetën e punëdhënësit, dijeni se do të jenë të parët që hiqen nga puna.

3.Mungesa e sjelljes së mirë

Përpiquni t’i merrni gjërat shtruar e të qetësoheni. Mbani një qëndrim neutral në orarin e punës, pasi humbja e kontrollit do t’ju dëmtonte mbi të gjitha juve, si dhe është një arsye për t’u hequr nga puna.

4.Keqpërdorimi i burimeve të kompanisë

Edhe pse shpeshherë mund t’ju duket diçka e vogël, të marrësh një kuti letër apo të përdorësh telefonin për arsye personale, është një shkelje e rëndë. Të gjitha burimet e kompanisë duhet të shfrytëzohen vetëm në të mirë të saj.

5.Të flasësh në emër të kompanisë

Duhet të tregoheni të kujdesshëm në shprehjen e opinioneve personale kur përfaqësoni kompaninë, pasi ato mund të merren lehtësisht si opinionet e kompanisë ku bëni pjesë. Këtë njerëzit e kanë të vështirë ta dallojnë dhe padyshim është një arsye e fortë për t’u pushuar nga puna.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë