Është paralajmëruar që do të ketë shumë filma të ndryshëm gjatë vitit 2017, duke filluar nga komeditë më humor të zi, filma të animuar, aksion e deri të filmat me tematik të Luftës së Dyte Botrore , ku tashmë vetëm janë publikuar pamje të disa prej tyre, transmeton gazetametro.net
Më poshtë mund ti shikoni 5 ‘trilerat’ e filmave që pritet të jenë më të shikuarit:
“Despicable Me 3”
Minionsat janë kudo, të gjithë po i presin me padurim, një film i animuar që u prit shumë mire, dhe jo vetem nga fëmjet por edhe nga të rriturit, së shpejti mund ta shikoni edhe pjesën me të re të filmit të famshëm të animuar Minions, me titullin “Despicable Me 3”.
“The Last Word”
Në këtë film, Shirley MacLaine është një biznesmene në pension. Por, lufta e saj ka të bëjë që të sigurohet që gazetarja që ka punësuar për të shkruar për vdekjen e saj, përdersa ajo është ende gjallë do të jetë në gjendje për të shkruar diçka që është e pranueshme për të. Vërtetë nuk mund të imagjinoni këtë rrefim.
“The Fate of the Furious”
Pjesa e tetë e filmit tashmë shumë të kërkuar, “ Fast and Furious” , fatkeqësisht, s’do ta ketë praninë e Paul Walker i cili vdiq në një aksident automobilistik në vitin 2013.
“Teta ishte për Paulin, teta është nga Pauli,” tha aktori i famshëm ,Vin Diesel.
“Dunkirk”
Ne të gjithë e dimë se kur Christopher Nolan vendos për të bërë një film epik, ai me të vërtetë jep gjithçka nga vetja. Filmin i tij ka të bëjë më Luftës e Dytë Botërore dhe forcat britanike.
”Ghost in the Shell”
I fundit, por jo më pak i rëndësishmem, filmi për të cilin u diskutua shumë rreth adaptimit të tij. Filmi u sulmua nga një valë kritikash për lyerjen e mureve të Hollivudit. Scarlett Johansson luan rolin e major Kusanagi. Prodhimi ende vazhdoi siç është planifikuar, pavarësisht kritikës së ashpër.