Loading…

5 fëmijë që u kthyen në vrasës serialë

  • 24/11/2016 | 13:13

5 fëmijë që u kthyen në vrasës serialë

Nga fëmijë të vegjël siç e kishin edhe moshën u kthyen në vrasës serialë.

Eric Smith
15a3

Trembëdhjetë vjeçari Eric Smith në vitin 1993 u arrestua për vrasjen e një katër vjeçari të quajtur Derrick Robie. Smith e kishte mbytur atë duke ia nxënë frymën. Trembëdhjet vjeçari u denua me 9 vjet burg, për shkak të moshës së mitur nuk iu dha më shumë.

Amarjeet Sada
14a1

Një fëmijë 8 vjeçar indian për pak kohë u kthye në një vrasës serial. Sada vrau tre fëmijë të vegjël duke përfshirë edhe motrën e tij, krime këto të kryera në vitin 2007. Djali 8 vjeçar kishte mbytur dy vajza me thikë dhe e kishte ngulfatur një tjetër, dhe familja e tij duke qenë në njohuri të këtyre krimeve i kanë fshehur ngjarjet.
Për shkak të moshës së re Sada nuk mund të denohet me burg, por që nga viti 2007 është duke u mbajtur në qendër  rehabilitmi derisa t’i mbush 18 vjet pastaj të marrë denimin e merituar.

 

George Stinney
13b2

Në vitin 1944 një katërmbëdhjetë vjeçar u akuzua për vrasjen e dy vajzave, njëra ishte 19 vjeç tjetra, 7.
Ai u denua me ekzekutim në karrige elektrike, njëherëshit rasti i parë i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shumë vite më vonë, disa gazetarë e hapen këtë si lajm prapë, duke i shtyrë organet kompetente edhe një herë ta shqyrtojnë akuzën për Stinney, dhe si përfundim doli se nuk ka pasë fakte të mjaftueshme se ky fëmijë i ka vrarë vajzat.

Barry Loukaitis
10c

Loukaitis qëlloi me armë mësuesin e tij dhe dy shokët e klasës në vitin 1996, derisa po zhvillohej mësimi në klasë. Barry Loukaitis ishte katërmbëdhjetë vjeç kur u bë vrasës, ai vrau mësuesin dhe shokët me 78 fishekë, gjithashtu në qantën e tij po mbante edhe dy revole tjera. Pas u kapë nga Policia, u vërtetua se ky fëmijë i mitur kishte probleme psiqike.

Joshua Phillips
9d1

Një zënkë mes dy kusherirësh 14-të vjeç ,që përfundoi me vdekje. Joshua Phillips ishte duke luajtur me Maddie Clifton kur i shkaktoi  vdekjen këtij të fundit. Në vitin 1998 Phillipis e goditi me top në kokë Clifton, dhe kur ky i fundit filloi të qajë Joshua Phillips për ta ndalur britmën e tij, i mbylli gojën nga frika se mos e dëgjonin prindërit, pastaj duke e parë që ai nuk po qetësohej ai e mori një copë të fortë hekuri në tokë dhe e preu në fyt dy herë, duke i shkaktuar vdekjen . Joshua u dënua me burg pas bëri 18 vjet./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë