Loading…

5 fakte që si keni ditur për ‘Kumbarin’

  • 04/01/2017 | 14:06

5 fakte që si keni ditur për ‘Kumbarin’

Këto janë disa fakte në lidhje me kryeveprën e regjisorit të famshëm Francis Ford Coppola’s që përshtati filmin nga romani i Mario Puzo, që u shfaq në New York, 44 vite më parë.  Filmi “Kumbari” cilësohet  nga shumë kritik të filmit si më i miri i historisë.

1. Francis Ford Coppola ishte në rrezik të shkarkohet gjatë produksionit

Francis Ford Coppola nuk ishte regjisori i parë i ‘Paramount Pictures’ që kishte në mendje “The Godfather”. Elia Kazan, Arthur Penn, Richard Brooks, dhe Costa-Gavras të gjithë këta e refuzuan këtë punë. Dhe pasi filmimi nisi, drejtuesve nuk po u pëlqente shumë drama me të shtëna e Coppola’s. Ata donin një film me gangsterë më banalë dhe kështu deshën ta hiqnin Francis.

2. Coppola luftoi për të mbajtur logon e famshme

Studio fillimisht donte të hiqte portretin e dorës me marionetën që ishte si logo filmi, por Coppola këmbënguli në mbajtjen e tij, sepse Puzo, autori i librit e kishte bashkë-shkruar skenarin me të.

3. Macja e Kumbarit ishte gjetje e momentit

Gjatë xhirimeve të përditshme, Coppola’s i kalonte shpesh nëpër këmbë një mace, dhe një ditë ai e kapi macen dhe i tha Brando’s që të improvizonte me të. Macja dukej që e donte aktorin aq shumë sa që shkonte në prehrin e tij gjatë gjithë ditës.

4. Darkat familjare i ndihmuan të gjithë të hynin në karakter

Coppola mbante seanca të improvizuara prove për t’i futur personazhet në karakter gjatë vakteve të familjes. Coppola kërkonte që secili personazh të jepte më të mirën e mundshme dhe i shihte provat si një element kryesor.

5. Paramount nuk donte Marlon Brando-n për rolin kryesor

Kur Coppola fillimisht përmendi Brando’n si një mundësi për Vito Corleone’n, kreu i Paramount, Charles Bluhdorn, i tha Coppola’s se ky aktor nuk do të “shfaqej kurrë në një xhirim të filmave Paramount”. Por pasi u provua Laurence Olivier si Vito, u arrit në dakordësim që të merrej Brando por me tre kushte: 1. Duhet të bënte një provë në ekran. 2.Do ta bënte filmin falas dhe dhe 3. Do të paguante nëse çdo gjë nuk shkonte siç duhej.

Kur iu bë testi, drejtuesve u pëlqeu aq shumë Brando sa ia hoqën të dy kushtet e tjera dhe e morën në film./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë