Ekziston një vend ku simbol i dashurisë nuk është zemra por mëlçia! Ky vend është Maroku. Ndodhet në Afrikën veriore me dalje në oqeanin Atlantik e detin Mesdhe dhe gjendet në mes të Algjerisë e Saharës Perëndimore. Në vitet e fundit ky vend po shndërrohet në një prej destinacioneve më të preferuara turistike – andaj, është koha të dini më shumë për të./Gazetametro.net
1. Maroku ndodhet vetëm 13 kilometra larg Evropës.
2.Marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyrje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.
3.Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok.
4.Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8,000 banorë – andaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”.
5.Ushqimi nacional në Marok quhet ‘seksou’, kështu që nëse dikush ju bën ftesë për të – mos hezitoni ta pranoni.