Loading…

5 fakte për shkrimtarin turk Orhan Pamuk

  • 15/02/2017 | 16:05

5 fakte për shkrimtarin turk Orhan Pamuk

Orhan Pamuk, 64 vjeçar, është shkrimtari i parë turk që ka fituar çmimin Nobel për Letërsi.


Në vendlindjen e tij është ndër shkrimtarët më të përndjekur nga shteti i tij pas denoncimit që bëri në një intervistë të tij në Zvicër për vrasjen e 30 mijë kurdëve dhe një milion armenëve nga Turqia si dhe për “atmosferën tmerruese” të asaj kohe, shkruan gazetametro.net.

Pamuk është  mbeshtës i të drejtave të Kurdëve dhe të minoriteteve të tjera që jetojnë në Turqi. Kur ishte arrestuar Pamuk, ai ishte shprehur “Unë e kam thënë qartë që një milion Amernian dhe 30.000 kurd janë vrarë nga turqët”.

213

  1. Orhan Pamuk ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së tij, është turku i parë, që ka fituar Çmimin Nobel, në vitin 2006. “Meqë pati zbuluar në shpirtin melankonik të qytetit të lindjes simbole të reja mbi përballjen dhe kryqëzimet e kulturave”.
  2. Orhan Pamuk, pas deklaratave në vitin 2005 që kishte bërë për gjenocidin turk ndaj Armenëve, ishte arrestuar nga policia Turke, sepse sipas ligjit Turk, pohimet e tilla konsiderohen krim në Turqi.
  3. Pamuk fillimisht kishte filluar të studionte për arkitekturë, pas tri viteve i kishte braktisur studimet në arkitekturë për te vazhduar të gjithë përkushtimin ndaj shkrimeve të tij. Pamuk përfudoj studimet për gazetari.
  4. Pamuk ka thyer rekord në shitjen e librave të tij, kurse kishte shitur gjithsej 200.000 kopje, dhe ka qënë autori më i shitur në shtetin Suedez. Gjithashtu është i përkthyer në më shumë se 49 gjuhë të botës.

Pamuk për vete dhe veprat e tij:

“Unë jam fetar. Feja ime është arti i romanit”

“Unë u rrita në Stamboll… në shoqërinë e njerëzve. Unë doja të isha si evropianët. S’mund ta shihja se si do të mund të isha një evropian me një Zot, që u kërkon grave ta mbulojnë veten me shami”.

“Njerëzit thonë se unë duhet të kem patur besim të madh tek vetvetja që kam duruar kaq gjatë pa u botuar. Mbase kjo është e vërtetë, por në të vërtetë, unë e kisha lënë gjithçka pas dhe nuk mund të kthehesha më pas. Unë e dija se duhet ta mbërrija atë breg dhe kështu unë e kam arritur atë”.

“Ne duhet të mësojmë një gjë nga civilizimi: Njërëzit janë kudo njëlloj dhe kjo gjë duhet të sjellë paqe. Por Bush asnjëherë nuk është sjellë kësisoj. Me luftën në Irak, ai i bëri qytetarët e zakonshëm të vendeve islamike të zemëruar kundër Amerikës dhe Perëndimit. I gjithë arti im është bazuar në premisat që Lindja dhe Perëndimi duhet të jenë bashkë”.

“Çfarë kam shkruar nuk është rreth përplasjes së civilizimeve apo konfliket mes Lindjes dhe Perëndimit. Unë i urrej të dyja, edhe konceptin, edhe realitetin e botës muslimane në përplasje me Perëndimin. Ajo për çfarë kam qenë i interesuar në veprën time është ajo që në termat sociologjike mund të quhet ‘ndryshime kulturore’, apo në në terma psikologjike, më personale, ‘probleme të identitetit'”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë