Loading…

5 fakte për Madeleine Albright

  • 25/01/2017 | 11:50

5 fakte për Madeleine Albright

Janë pesë fakte rreth Madeleine Albright, një gruaje shumë të dashur dhe të respektuar për shqiptarët, e cila kishte rolë kyç gjatë vendimit për bombardimin e Serbisë nga NATO, ku gjatë asaj kohë ajo ishte sekretare amerikane e shtetit, shkruan gazetametro.net.


Nëse nuk e keni ditur, ajo dhe familja e saj kanë qenë refugjatë në Londër dhe më pastaj kishin emigruar në Amerikë, shkruan gazetametro.net.

Lexoni më poshtë pesë fakte rreth saj:

1.Albright, ishte gruaja e parë në historinë amerikane që u emërua në postin e sekretarit amerikan të shtetit, gjatë presidencës Klinton.

2.Me siguri keni menduar që Albright ka lindur në Amerikë. Por e vërteta është ndryshe, Madeleine Albright ka lindur më datën 15 maj, të viti 1937 në Pragë të Çekosllovakisë.

3.Diplomatja Albright, dhe familja e saj ka qenë refugjatë, se pari në Londër e pastaj kishin emigruar në Amerikë.

4.Madeleine Albright dhe familja e saj kishin ikur nga Praga, vetëm 10 ditë para se te hynin Nazistët dhe ta pushtonin ish Republikën e Çekosllovakisë.

5.Albright, rrjedh nga një familje hebreje, këtë fakt Albright e ka bërë të ditur shume vonë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë