Loading…

5 fakte interesante për Ushtrinë Amerikane (Foto)

  • 14/02/2017 | 11:19

5 fakte interesante për Ushtrinë Amerikane (Foto)

Sigurisht, në epokën e bombës bërthamore hapja e një konflikti mes fuqive të mëdha do të ishte një çmenduri dhe do të vinte në pikëpyetje të madhe fatin e vetë planetit tonë, por kjo nuk ka penguar shumë vende që të harxhojnë pjesën më të majme të buxheteve për ushtrinë.


Shtetet e Bashkuara ruajnë dominancën si për fondin ushtarak, ashtu edhe për ushtrinë më të fortë.

Army U.S.A”, është ushtria më e fuqishme në botë, nga teknologjia, armatimi dhe mënyra e organizimit.

Mëposhtë keni 5 fakte interesante të cilat do t’jua japin një perspektivë të re rreth Ushtrisë Amerikane.

1.Ushtria Amerikane është më e vjetër se vendi të cilit i shërben.

Amerikanët e festojnë ditëlindjen e kombit të tyre më 4 korrik. Por faktikisht ushtria është ‘vëllai i madh’ i Amerikës. Kjo ka kuptim kur i kemi parasysh këto fakte; ushtria kontinentale e vitit 1775 – e udhëhequr nga Gjorgj Uashingtoni (që më vonë do të ishte presidenti i parë i Amerikës) – filluan t’a mboshtin ushtrinë Britanike në mënyrë që Tomas Xheferson të kishte kohë dhe hapësirë që të shkruante (deklaratën e pavarësisë).

us-army

2.Nëse Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të ishte qytet, do të ishte qyteti i 10’të më i madh në SHBA

Vetëm një milionë ushtarë shërbejnë në ushtri, gjysma e kësaj shifre janë aktive dhe shërbejnë me orar të plotë, kurse pjesa tjetër janë rezervistë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë Rezerviste. Për ta vendosur në një perspektivë më të qartë; një qytet i mbushur me ushtarë do të ishte më i madh se San Hose, Kaliforni; Austin, Teksas; Jacksonville, Florida; dhe San Francisko.

3.Ushtria Amerikane është punëdhënësi i dytë, më i madh në vend

Me 2.2 milionë njerëz që paguhen, Walmart është punëdhënësi më i madh në Amerikë. Por Ushtria e merr primatin e të dytit në këtë renditje. Kurse shkurtimet në buxhet që do të bëhen do t’a shkurtojnë numrin e ushtarëve në vitin 2015, por edhe me këto shkurtime përsëri do të mbetet në vend të dytë, pasiqë vendin e tretë e mbanë Yum Brands me 523.000 të punësuar.

120828-a-pp104-196_8053451471

4.Ushtria Amerikane shpenzon afërsisht 3.8 miliardë litra karburante çdo vit

Si çdo organizatë tjetër e madhe që i duhet energji për t’i realizuar operacionet e saj, edhe Ushtrisë Amerikane i duhet karburant, madje shumë karburant. Një dokument me fakte të ushtrisë tregonte se Ushtria Amerikane shpenzonte rreth 83 litra karburante në ditë për një ushtar.

5.Shumica e Presidentëve të SHBA-së kanë shërbyer në ushtri.

Prej 44 sa është numri total i presidentëve që ka pasur SHBA, 31 prej tyre kanë shërbyer në ushtri, 24 prej tyre kanë shërbyer në Gardën Kombëtare, edhe pse ky nuk është ndonjë kusht – por presidenti Uashington e kishte filluar këtë traditë, e cila është përcjellur më vonë edhe nga shumë presidentë të tjerë./Gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë