Loading…

5 euro për të hyrë në Shengen?

  • 16/11/2016 | 09:23

5 euro për të hyrë në Shengen?
 Qytetarëve të vendeve jashtë BE-së që udhëtojnë pa viza në union në të ardhmen do t’u duhet të paguajnë 5 euro për të hyrë në atë që njihet si zona Shengen.

Burime nga Brukseli ilustrojnë planin i cili do të prezantohet nesër. “Të gjithë qytetarët e vendeve që s’janë pjesë e BE-së, të cilët udhëtojnë pa viza, duhet të regjistrohen dhe të paguajnë online taksën në fjalë, që bazohet në modelin amerikan”, bën me dije ETIAS, Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimeve.

Synimi i Komisionit Evropian është që masa në fjalë të bëhet operacionale në vitin 2020. Masa do të prezantohet nesër në Bruksel, dhe ka për qëllim shtrëngimin e kufijtë të jashtëm të BE-së, bën me dije agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Shengeni është zona që përfshin 26 vende evropiane të cilat kanë hequr pasaportat dhe çdo lloj tjetër të kontrollit kufitar në kufijtë e tyre të ndërsjella.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë