Loading…

5 arsyet pse ende e duam Kurt Cobain

  • 20/02/2017 | 21:22

5 arsyet pse ende e duam Kurt Cobain

Kurt Cobain është ende njeri ndër muzikantët më të rëndësishëm që ka pasur skena e muzikës ndonjëherë. Cobain është ikona e viteve ’90.


Është diçka e pa imagjinueshme se si ai sot do të hynte në dekadën e tij të gjashtë.

Në këtë ditë, Cobain, vokalisti i grupit të famshëm Nirvana, do të festonte 50 vjetorin e lindjes, sikur të jetonte ende. Edhe pse ai nuk jeton më, ndikimi i tij në botën e muzikës është jashtëzakonisht i madh.

Fansat e Cobain’it kanë shpërnda një ndër thirrjet e tij më të fuqishme ku thuhet “Nëse njëri nga ju i urreni homoseksualët, njerëzit me ngjyrë apo gratë, ju lutem më bëni një favor, mos ejani të na ndiçni gjatë performancave tona dhe as mos na blini disqet”, përcjell gazetametro.net.

Më poshtë lexoni arsyet

Cobain ishte arrestuar kur ishte 19 vjeç

Cobain, ishte zëri i homoseksualëve, kundër homofobëve, dhe kundër seksizmit. Ai dëshironte që të ishte homoseksual, vetëm e vetëm që ti kundërvihej homofobëve. Ai vishte shpesh fustane në protesta për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Cobain, ishte arrestuar nga policia në shtetin e Washington’it, kur ishte 19 vjeç, për arsye se kishte bërë grafite në vetura me mbishkrimin “Zoti është gej”.

_94739811_kurtmugshot

 

Cobain, nuk brengosej

Çfarë është alternativa? Çfarë është kundër kultura? Çfarë është e mirë? Kush e di? Kujt i intereson? Nëse juve ju intereson vetëm ajo çka është e mirë atëherë ju jeni një idiot, kishte thënë Cobain në një intervistë në vitin 1991, përcjell gazetametro.net.

Cobain erdhi dhe u bë një zë për gjeneratën e tij, ai refuzoj të quhet si diçka e re, ne nuk jemi trend i ri, që ka lindur brenda natës. Kemi punuar më vite për këtë. Kishte thënë Kurt.

2

Muzika që ai bëri frymëzoj brezat e ardhshëm të muzikës

Është e lehtë për të parë se cilët këngëtar nuk janë ndikuar nga Nirvana dhe muzika e Cobain, se sa ata të cilët janë ndikuar. Lana Del Rey, Blink-182, Justin Timberlake and Jay Z, të gjithë këta kanë cituar Nirvan’ën në këngët e tyre. Si dhe shumë të tjerë kanë përpunuar këngët e Nirvanës.

Cobain ia ndryshoj rrjedhën muzikës, nga ishte nisur, tha rokeri Vernon Reid. “Janë disa njerëz mbi të cilët është krijuar boshti gjarpërues dhe historisë së muzikës, ata janë: Hendrix, Prince, Cobain. Te gjithë shumë të rëndësishëm”.

3

Performancat e tij ishin legjendare

Kushdo që ka pas rastin ti dëgjoj apo ndjek direkt perfromancat e Nirvan’ës duhet të jetë shumë me fat.

Por disa paraqitje te tyre kujtohen për disa gjëra të veçanta.

Kur ata performuan në Top of the Pops në vitin 1991, u këshilluan të këndonin një këngë. Por Cobain dhe Nirvana nuk dëgjuan dhe filluan ta këndonin ‘Smells Like Teen Spirit’ me një zë shumë të vogël, transmeton gazetametro.net.

Gjithashtu në vitin 1992, ku gjatë asaj kohe ishin përhapur thashetheme se gruaja e Cobain nuk ishte mirë me shëndet ai, gjatë performances në festivalin Reading, hyri në skenë me një karrige me rrota, i veshur me një ‘fustan’ spitali  dhe kishte venë në kokë një paruke flokëverdhë. Si protestë për thashethemet për gruan e tij.

Kjo ishte dalja e tyre e parë në një festival dhe e fundit në Britanin e Madhe.

5

Fjalët e tij jetojnë edhe sot

Duke pasur parasysh kultin që është ndërtuar rreth muzikës së Nirvan’ës dhe vdekjes së Cobain’it, ai ishte i jashtëzakonshëm.

“Unë nuk dua që të këndoj, thjesht dua të fshihem në prapaskenë dhe të luaj me kitarë”.

“Unë definitivisht ndjehem më afër anës femërore të qenies njerëzore, së asaj mashkullore”.

“Detyra e të rinjve është për të sfiduar korrupsionin”. /gazetametro.net

6

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë