Loading…

48 rastet e reja me koronavirus vinë nga këto komuna

  • 28/09/2020 | 15:07

48 rastet e reja me koronavirus vinë nga këto komuna

Në raportin e fundit të publikuar nga IKSHPK 48 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti, shkruan Gazeta Metro.


Ky është njoftimi i plotë nga IKSHPK:

‘’ 142 TË SHËRUAR DHE 48 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 48 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!’’/gazetametro.net

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3126820444112605

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë