Loading…

47-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër, u godit nga vetura që kishte hyrë në korsinë e gabuar

  • 03/06/2023 | 14:27

47-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër, u godit nga vetura që kishte hyrë në korsinë e gabuar

Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar. Në përplasjen mes një furgoni (kombibusi) dhe një makine në Valiss, një person ka humbur jetën të premten, një tjetër është lënduar rëndë dhe një i tretë, ka marrë lëndime të lehta, transmeton albinfo.ch.


Aksidenti në drejtim të Grosser St. Bernhard ndodhi për shkak se makina po vinte në korsinë e kundërt, të gabuar.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vendin e aksidentit, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit Valis, shkruan sda.ch.

Pak pas orës 17:00, një person 66 vjeçar nga Kantoni Valis po nguiste makinën e tij në Route du Grand St. Bernard nga Martinach në drejtim të lokalitetit Sembrancher.

Për arsye që ende nuk dihen, automjeti i tij ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur kokë më kokë me një furgon transporti që po lëvizte me korrektësi në drejtim të lokalitetit Martinach.

Personi i vdekur është një kosovar 47 vjeçar me banim në rajon i cili drejtonte furgonin.

Pasagjeri i tij, një 53 vjeçar po ashtu nga Valisi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Sionit, përcjell albinfo.ch. Drejtuesi i mjetit të pasagjerëve ka mbetur i lënduar lehtë. Për shkak të aksidentit rruga ka mbetur e mbyllur deri në orën 22:40.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë