Loading…

4500 policë për të siguruar festën e Vitit të Ri

  • 31/12/2016 | 11:19

4500 policë për të siguruar festën e Vitit të Ri

Policia e Shqipërisë shton masat për natën e ndërrimit të viteve, edhe për ditët e para të vitit të ri. Nga sot deri më datë 4 janar 2017 do të ketë shtim të prezencës policore në të gjithë territorin e vendit.


Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, në qare është vendosur një grup i FNSH-së, të cilët do të patrullojnë rrugët kryesore. Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore ndërsa për monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim gjithsej 4500 punonjës policie në 2460. Patrulla të Përgjithshme, 780 punonjës të policisë rrugore, 21 grupe të FNSH-së , 54 forca të Repartit Special RENEA, 40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale, 50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm, 760 punonjës të Policisë Kufitare dhe 155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda.

Një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të shtohen policët nën drejtimin e  vetë drejtorëve të drejtorive vendore , shefa komisariatesh etj. Policia u bën dhe një herë thirrje të gjithë prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre, ndërsa drejtuesit e mjeteve të mos përdorin alkool.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë