Loading…

45 mijë euro gjobë ndaj KEDS’it, mashtroi me reduktime

  • 01/04/2017 | 10:56

45 mijë euro gjobë ndaj KEDS’it, mashtroi me reduktime

KEK e KEDS dikur ankoheshin në njëri-tjetrin, ndërkaq sot janë konfirmuar shkeljet e bëra nga KEDS’i me ndërprerjet e shpeshta të energjisë.


Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 45 mijë euro ndaj KEDS’it, për arsye se kishte aplikuar reduktime të energjisë duke u fshehur mbrapa “ndërprerjeve të planifikuara më qëllim të mirëmbajtjes”.

“Bordi ka konstatuar se Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) nuk ka arritur të dëshmojë se të gjeturat nga monitorimi i ZRRE-së nuk janë të sakta dhe ka vendosur që duke u bazuar në Rregullën për Masat Administrative dhe Gjobat të shqiptojë dënim me gjobë në vlerë prej dyzet e pesë mijë (45.000) euro”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Në janar të këtij viti ishte raportuar për ndërprerje të rrymës, me ç’rast KEDS dhe KEK shkëmbenin akuza për këtë ndërprerje. Disa muaj më pas, erdhi ky dënim ndaj KEDS’it./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë