Në territorin e Kosovës, për vetëm 24 orë, janë raportuar 45 aksidente, shkruan gazetametro.net
Sic njofton policia, nga këto aksidente nuk ka pasur viktima, mirëpo në 7 aksidente ka pasur të lënduar. Po ashtu, me dëme materiale policia ka raportuar 38 aksidente.
Ndërkaq, për këtë 24 orësh, policia ka shqiptuar 738 tiketa dënimi.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 26 persona. Prej tyre, 20 po mbahen akoma në mbajtje./gazetametro.net