Loading…

8 njerëz kreativ rekomandojnë librat e tyre të preferuar klasik (Foto)

  • 20/12/2016 | 15:48

8 njerëz kreativ rekomandojnë librat e tyre të preferuar klasik (Foto)

Me gjithë gjërat e reja që keni për t’i lexuar këtë sezon, nuk ka asgjë më të mirë se një klasike


Për cdo javë, njerëzit me kreativitet ndajnë 10 nga librat që ata do të dëshironin t’i kishin me vete nëse do të mbeteshin të vetëm në shkretëtirë.

Gazeta Metro ju sjell 8 rekomandimet klasike që ata i kanë përcjellur:

dddd

 

Tilda Swinton

“The complete Essays”, Michael de Montaigne

Një ekzaminim i asaj se cfarë do të thotë të jeshë i gjallë, një ese për cdo pjesë përbërëse të eksperiencës së njeriut, e ndertuar mbi moton shumë të pëlqyer “Cfarë di unë?”. Një përcjellës mjaftë i mirë në udhëtimet tona. Titull i shekullit të 16-të.

Bill Gates

“The Great Gatsby,” F. Scott Fitzgerald

Novela që e kam lexuar më së shumti. Melinda dhe unë e dashurojmë një frazë kaq shumë sa që e kemi shkruar edhe në murin tonë në shtëpi: “Ëndërra e tijë dukej kaq afër sa që ai zor se mund të dështonte ta kuptonte”.

Marlon James

“Pride and Prejudice,” Jane Austen

Sepse askush nuk ka qenë më tinëzar ndonjëherë me personazhet si Austin. Ende kalojnë në mendien rime ato personazhe të neveritshme. Znj Bennet, Lady Catherine, Charlotte – janë të vetmit që me të vërtetë e dinë se çfarë është koha.

Kim Gordon

“Madame Bovary,” Gustave Flaubert

Feministja e parë në një novelë. Më pëlqen ky titull francez, reflekton një jetë të një gruaje të lodhur, që kishte ngecuar si një grua në një martesë “të rehatshme”. Kjo shihej si një prezentim i realitetit dhe i modernes.

Kehinde Wiley

“Love in the Time of Cholera,” Gabriel García Márquez

Kjo nuk është një histori dashurie, kjo novel është më shumë një trajtim isubjektit të dashurisë në të gjitha format. Tregimi i Marquez këtu është një kënaqësi, një transformim i realitetit të zakonshëm të një martese të gjatë në një martësë që mund të shijohej e pëlqehej më shumë.

Maggie Nelson

“The Golden Bowl”, Henry James

E adhuroj Henry James dhe e pranoj lirshëm që nuk e kam lexuar asnjëherë deri në fund këtë libër. Dyshoj se dicka vërtetë e rrezikshme nga jeta ime shtrihet në 50 faqet e para të këtij libri. Nëse do të mbetesha e vetme në një ishull me shkretëtirë, besoj që do të mund ta gjeja se cfarë është ai dyshim.

Sloane Crosly

“Far From the Madding Crowd,” Thomas Hardy

Kur isha nëntë vjec, shkova në një biblotekë prapa kishës në periferi të Neë Hampshire. M’u lejua që t’i marrë dy libra. E doja me të vërtetë librin e Gary Larson “Beyond the Far Side”. Por e dija që duhej të merrja edhe një libër “libër tamam”, kështu që mora Thomas Hardyn. Më kujtohej kur e lexoja nënvizoja të gjitha shprehjet që nuk i kuptoja. E lexova edhe më pas, pas një decade apo më shumë, dhe prap m’u duk tërheqës.

Laura Linney

“Anna Karenina,” Leo Tolstoy

Është një pjesë në këtë libër ku Levin shkon në fushë pë t’i ndihmuar fshatarët me të korrurat. Është një punë e vështirë, sa e cuditshme aq edhe frustruese. Ajo punë kërkon fuqi dhe durim. Ky pasazh ka qëndruar me mua tërë kohën si një shembull i nivelit të vendosshmërisë . /gazetametro.net

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë