Loading…

44 vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

  • 29/08/2018 | 09:53

44 vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

Një 44 vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë njofton Policia e Kosovës


Nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës, dyshohet se është hedhur personi me inicialet N.K., 44 vjeç, shkruan gazetametro.net.

Policia, ka konfirmuar rastin të cilin po e heton si vetëvrasje.

“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dal patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve.Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete, vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje. Inicialet e viktimës N.K, 1974”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë