Loading…

41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj

  • 28/06/2022 | 19:29

41-vjeçarja në Skenderaj thotë se një 9-vjeçar ka gjuajtur disa herë me armë drejt shtëpisë së saj

Nuk janë të rralla rastet kur Policia gjen dhe sekuestron armë tek të miturit kosovarë. Kjo dukuri shqetësuese dhe mjaft e rrezikshme, ka prekur të gjitha qytetet e Kosovës, ku vazhdimisht në Polici raportohen raste të ndryshme. E një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt.


Sinjali mëson se një nënë ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi një grup fëmijësh kanë ngacmuar djalin e saj 6-vjeçar, ku madje për njërin prej tyre pretendon se posedon edhe armë.

Ajo ka deklaruar se 9-vjeçari ka gjuajtur me armë zjarri disa herë drejt shtëpisë së saj dhe se posedon fotografi të fëmijës me armë.

Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes, por që nuk kanë gjetur prindin e fëmijës 9-vjeçar.

Përmes telefonit ai ka pranuar se djali i tij ka fotografi me armë, por që ajo është pushkë ajrore për rekreacion.

Policia ka konfiskuar armën në fjalë, ndërsa prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i armës’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë