Loading…

41 vjeçari që u gjet i vdekur në Krushë, ishte ushtar i UÇK’së |FOTO

  • 26/07/2018 | 11:44

41 vjeçari që u gjet i vdekur në Krushë, ishte ushtar i UÇK’së |FOTO

41 vjeçari që u gjet i vdekur në mëngjesin e sotëm në Krushë të Vogël, ishte ushtar i UÇK’së.


Siç mëson Gazeta Metro, Milit Shehu kishte punuar si roje në një supermarket, në atë zonë.

Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare thuhet se në masakrën e Krushës së vogël ai ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, babain dhe 4 vëllezërit.

Policia deri më tani nuk ka dhënë ende informacion për ndonjë pistë të hetimit.

“Zyrtarët e emergjencës që ishin në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen. Për informata shtesë do të njoftoheni pasi te kuptojmë më shumë rreth rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mirëpo, thonë se për këtë ngjarje po vazhdojnë hetimet./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë