Loading…

40 vite mblodhi arinjë për të marrë dashuri prej tyre

  • 13/01/2021 | 18:57

40 vite mblodhi arinjë për të marrë dashuri prej tyre

Në një fshat të vogël në Hungarinë lindore, më shumë se 20,000 arinj pelushi janë ‘duke u përgjumur’ në një depo, duke pritur lehtësimin e masave për të nisur udhëtimin dhe që të sjellin gëzim tek fëmijët në çerdhet lokale, transmeton Gazeta Metro.


Me nofkën ‘Teddy Bear Mama’ Valeria Schmidt kujdeset për koleksionin e saj të çmuar të arinjve, të paketuar tani në qese plastike, ndërsa Hungaria mbetet në bllokim të pjesshëm për shkak të numrit të shtuar të virusit.

‘Unë u dhuroj arinjë pelushi çerdheve, parashkollorëve dhe familjeve të varfra. Unë bëj ekspozita për institucionet e fëmijëve, një lloj këndi terapeutik’, tha Schmidt. ‘Fatkeqësisht, për shkak të situatës së virusit, unë nuk mund t’i bëj këto tani’.

62-vjeçarja Schmidt, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 2019 për koleksionin më të madh në botë, e cila ka qenë duke mbledhur arinj pelushi për 40 vjet.

Prindërit e Schmidt u divorcuan kur ajo ishte katër vjeç, ajo u rrit në kushte shumë të këqija dhe nëna e saj ishte të shumtën e kohës e dehur.‘Jo vetëm që nuk kishim lodra por mezi kishim rroba’, tha ajo.

‘Kjo është arsyeja pse unë doja një arush pelushi në mënyrë që ta përqafoja dhe të merrja pak dashuri prej saj’.

Ajo përqafon dhe ledhaton pelushi shumë herë në ditë dhe thotë se ato ia kanë shëruar shpirtin. ‘Tani këta arinj pelushi plotësojnë të gjithë urinë, të gjithë mungesën e dashurisë, mungesën e lodrave dhe gjithçka. Sidomos kur shoh fëmijë që vijnë për të parë ekspozitën time dhe shoh gëzimin dhe lumturinë në sytë e tyre’. //gazetametro.net

 

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë