Loading…

4 vjeçarin nga Gostivari e shkel traktori

  • 30/04/2017 | 16:08

4 vjeçarin nga Gostivari e shkel traktori

Një fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore pasi ka rënë dhe është shtypur nga një traktor, që e drejtonte gjyshi i tij.


Pas ndihmës së dhënë në spitalin e Gostivarit, ai urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite në një arë, në vendin e quajtur “Dunaishte” kur R.A. (60) me traktor ka qënë duke kryer punë bujqësore. Fëmija është ngjitur në traktorin që lëvizte dhe për një moment ka rënë, dhe me pas është shtypur me njërën nga gomat e traktorit.

Prindërit e fëmijës e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Gostivarit, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar më pas në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë