Loading…

4 të arrestuar për prostitucion në Gjakovë

  • 03/05/2017 | 16:40

4 të arrestuar për prostitucion në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gjakovë nën dyshimin të kenë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion dhe marrje me prostitucion.


Arrestimi i N. A. (1976), femër, A. D. (1997) femër, T. P. (1974) mashkull dhe A. Th. (1979), mashkull, ka ndodhur të mërkurën, ndërsa me këtë rast janë sekuestruar një telefon Iphone 4, një telefon Nokia model RM-1133 dhe 550 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë, derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë