Loading…

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

  • 09/03/2020 | 23:37

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Katër raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në vendin tonë duke e çuar në gjashtë numrin total të të prekurve me virusin. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se tre nga katër rastet e reja janë familjarë të dy personave që ishin konfirmuar fillimisht me COVID-19.

Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë rasti tjetër i konfirmuar sipas Ministrisë së Shëndetësisë është një 31-vjeçar me banim në Tiranë. Ai ka patur një histori udhëtimi në Milano 6 ditë më parë dhe është rikthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj.

Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u bën thirrje qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në numrin 127

Dy rastet e para të prekur me koronavirus në vendin tonë janë Viktor dhe Paulin Kola të moshës 54 dhe 28 vjeç nga Tirana. I riu ka qëndruar për disa ditë në Firence dhe në 26 Shkurt ka hyrë në vendin tonë me automjetin e tij nga pika kufitare e Muriqanit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ai ka infektuar edhe babain e tij. Për më shumë se 10 ditë, babë e bir nuk kanë shfaqur shenja klinike deri në ditën e diel, kur kanë kontaktuar edhe me urgjencën kombëtare.

Ata po marrin mjekim në Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Gjatë ditës së sotme u testuan 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri. /tvklan.al

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë