Loading…

4 policë e pësojnë se ‘zbuluan’ djalin e shefit të AKI’së, po hetohen

  • 25/10/2018 | 09:53

4 policë e pësojnë se ‘zbuluan’ djalin e shefit të AKI’së, po hetohen

Katër zyrtarë policorë po hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, në një rast penal.

“Gjurmët” se cilët policë e kanë shikuar në sistemin e të dhënave rastin “Maxhuni” janë provat që Inspektorati Policor i Kosovës synon t’i mbledhë për t’i dorëzuar në Prokurori kundër zyrtarëve të cilët mund të jenë “burimet e informacioneve” të publikuara në media.

Pa kaluar as 48 orë prej kur gazeta e ka botuar çështjen e përfshirjes së Shpëtim Maxhunit në një rast penal, shkrim që është publikuar edhe nga mediat e tjera, Inspektorati Policor i Kosovës është aktivizuar për të zbuluar se si ka rrjedhur informata.

Siç merret vesh, hetimi ka nisur ditën e hënë. Policëve të dyshuar u janë konfiskuar telefonat, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e Departamentit të IT-ve për të konfirmuar se kush nga policët është futur në sistem për të kontrolluar “historinë” e Shpëtim Maxhunit.

Një tjetër pistë që është duke e hetuar Policia e Kosovës, sipas informatave të gazetës, janë kamerat brenda objektit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë