Loading…

4 ngjarje skandaloze të historisë

  • 26/01/2017 | 14:46

4 ngjarje skandaloze të historisë

Gjatë periudhave nëpër të cilat ka kaluar njerëzimi kanë ndodhur ngjarje tragjike, në dëm të grupeve të caktuara të njerëzve, por jo rrallëherë edhe të çuditshme e të pa kuptueshme.


Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte të cilat mund të quhen skandaloze, duke u nisur nga fakti se historia e shumë njerëzve është shkruar në dëshira të individëvë të caktuar e të pandërgjegjshëm, si rasti i ushtarëve amerikanë, në Luftën e Dytë Botërore, kur kanë përdorur trupat e vdekur të njerëzve si dekorime.

1.Kur bolshevikët rusë përmbysën qeverinë e përkohshme, dhe hynë me forcë në Pallatin e Dimrit në vitin 1917, revolucioni i tyre u ndërpre për disa ditë. Arsyeja ishte mëse qesharake, ata u dehën rëndë pas zbulimit të një kantine vere në bodrumin e godinës.

2.Gjatë Luftës së Dytë Botërore, propaganda që synonte dehumanizimin e japonezëve, rezultoi kaq e suksesshme saqë marinsat amerikanë në Paqësor, mbanin si suvenir pjesë trupash të ushtarëve të vrarë japonezë.

stdiuesi-schmidt-neke-flet-p-euml-r-luft-euml-n-e-par-euml-bot-euml-rore-dhe-shqip-euml-rin-euml_hd

3.Ditari i Ana Frankut u redaktua nga babai i saj, për shkak të disa gjërave të sikletshme që ajo kishte përshkruar, si menstruacionet, zbulimin e vetes në pikëpamje seksuale, dhe informacione mbi meshkujt, nga një djalë të ri që qëndronte i strehuar me ta. Ajo përshkruante gjithashtu pasionin e babait për të bërë shaka duke lëshuar gazra, të cilat ai nuk donte të publikoheshin.

2409086_orig

4.Thomas Edison, ekzekutoi me vdekje përmes rrymës elektrike një elefant cirku femër. Ai kishte vrarë në kohë të ndryshme 3 burra (duke përfshirë edhe një trajner abuzues). Mbi 1 mijë njerëz qenë të pranishëm në momentin e ekzekutimit, dhe Edisoni e ka regjistruar atë në një video. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë