Loading…

4 ngjarje festive që e bëjnë Prizrenin qytet kulturor

  • Nga

  • 06/02/2017 | 17:36

4 ngjarje festive që e bëjnë Prizrenin qytet kulturor

Prizreni, qyteti jug-perëndimor i Kosovës, mirëpret adhuruesit e kulturës dhe reakracionin jo vetëm për turistë vendor por edhe ata të huaj, duke i relaksuar me festivale të shumëta.


Prizreni njihet si vend hisortik, me monumente të shumëta historike e kulturore, duke e veçuar si shënjestra e shumë personave të huaj që vendosin ta vizitojnë Kosovën, shkruan gazetametro.net.

Kultura në këtë qytet, i dyti për nga madhësia në Kosovë, mirëpret shumë festivale ndërkombëtare e vendore me pjesëmarrje të artistëve nga vendi dhe bota.

Gazetametro.net sjellë disa nga festivale që e dallojnë Prizrenin nga qytetet tjeta, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Doku Fest

Doku Fest, Kosovo
Festivali  ndërkombëtar i filmit “DokuFest”, transmeton para publikut nëntë ditë radhazi qindra filma të shkurtër dhe dokumentarë. Filma këta me tema të ndryshme sociale dhe me regji e aktorë si vendorë dhe botëror. Sivjet ky festival do të sjellë premierë dhjetë filma britanez.

Oldtimer Club

oldtimer26052

Ky festival mbledh të gjitha veturat klasike nga Kosova, rajoni e bota, në sheshin “Shadervan të Prizrenit” në muajin maj. Këtu paraqiten vetura karakteristike, të vjetra, por  të ruajtura mirë, duke dëshmuar se pavarësisht kohës ekziston kultura teknike e makinave.

Ngom Fest

Ngom Fest

Ky është një tjetër festival kulturor në qytetin e Prizrenit. “Ngom Fest” organizohet gjatë muajit korrik, dhe për tri ditë interpretojnë solistë të zhnavreve të ndryshme muzikore, që nga ato elektronike, drum and bass, dubstep, progressive techno, trip hop, break deri te metal dhe punk.

Ngom fest

Përveç muzikës, “NGOM Fest” organizon edhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit dhe trashëgimisë kulturore.

Vitin e kaluar “NGOM Fest” për herë të parë u organizua në kalanë e qytetit, duke e bërë atë edhe më karakteristik për nga formati.

Bunar Fest

bunarfest-blerim-bytyqi_6181_thmb4
Është festival  tradicional; garë lundrimi në lumin Bistrica me goma traktori.

“Bunar Fest” është i hapur për të gjithë adhuruesit e sporteve ekstreme.

Uji i lumit ku lëshohen me goma është shumë i ftohtë dhe i rrezikshëm, prandaj organizatorët kërkojnë nga pjesëmarrësit të paisjen mirë. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë