Loading…

4 ndryshimet që pritet të ndodhin në qeverinë Rama

  • 12/03/2017 | 12:59

4 ndryshimet që pritet të ndodhin në qeverinë Rama

Një ditë pasi u njoftua se kabineti qeveritar do të ketë ndryshimin e një numri të pacaktuar ministrash, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste 12 koordinatorët e qarqeve, pjesa më e madhe e tyre anëtarë të kabinetit.


Burime për Top Channel thonë se pritet të lëvizin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Largimi është vendosur sepse Tahiri do të kryesojë fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, ndërsa Beqja do të kryesojë fushatën edhe në Dibër, përveçse në Kukës.

Nesër do të zyrtarizohen largimet e tyre, ndërsa emrat e ministrave të rinj ende nuk dihen. Burime për Top Channel thonë se emrat e tyre i di vetëm kryeministri Edi Rama për momentin.

Në orën 17:00, në komunikimin javor në Facebook, kryeministri Edi Rama do të japë arsyet e ndryshimeve në qeveri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë