Loading…

4 lënduar në një aksident në Drenas

  • 27/03/2017 | 16:08

4 lënduar në një aksident në Drenas

Për shkak të lëndimeve, shoferi dhe pasagjerët e një veture të goditur janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.


Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:20 në fshatin Poklek të Ri të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë dy automjete.

Sipas raportit të përditshëm policor, një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar njërën nga veturat nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur veturën e cila drejtohej nga një person tjetër, e në të cilën gjendeshin tre pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar shoferi dhe tre pasagjerët që gjendeshin në veturën e goditur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa vetura e të dyshuarit është konfiskuar për shkak të keqpërdorimit të targave dhe është dërguar në terminal doganor për shmangie nga tatimi.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë