Loading…

4 arsye pse duhet të kërkoni ndihmë nga kolegët e punës

  • 05/02/2017 | 21:57

4 arsye pse duhet të kërkoni ndihmë nga kolegët e punës

Shumë shpesh jemi të ngarkuar nga mendimet se duhet të jemi të pavarur dhe t’i bëjmë të gjitha gjërat vetë.

Për shumë njerëz të kërkosh ndihmë në vendin e punës paraqet një dobësi, pasiguri, apo kjo do të thotë se nuk jeni mjaftueshëm i zoti në punën që bëni.

Mirëpo, e vërteta është se gjërat gjithmonë bëhen më mirë me ndihmën dhe idetë e të tjerëve.

Kolegët dhe liderët e mirë gjithmonë kërkojnë ndihmë, sepse asnjë gjë e madhe nuk mund të arrihet vetëm, transmeton gazetametro.net.

Gjeni arsyet pse është më mirë të kërkoni ndihmë nga kolegët tuaj të punës:

  • Kur kërkoni ndihmë, ju krijoni mundësi që të tjerët të ndajnë aftësitë dhe talentet e tyre. Ju ndihmoni të tjerëve që të shkëlqejnë.
  • Përderisa ju kërkoni ndihmë, ju mundësoni të tjerëve të ndjejnë kënaqësinë që vie nga lumturia kur e ndihmon tjetrin.
  • Kur kërkoni ndihmë të kolegët, ju tregoni sa i besoni dhe vlerësoni ata.
  • Në momentin që kërkoni ndihmë, ju e pranoni se jeni si çdo njeri tjetër, me gabimet dhe të metat e veçanta. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë