Loading…

37 vjetori i Nobelit për Nënë Terezën

  • 10/12/2016 | 10:25

37 vjetori i Nobelit për Nënë Terezën

Sot e para 37 vitesh, Nënë Tereza u nderua për veprimtarinë e saj humanitare. Në 1979 ajo mori çmimin Nobel për Paqe, që është një prej çmimeve më prestigjioze për “vepra të mira”, shkruan Gazeta Metro.


E pyetur nga një klerik se nga vinte, atë botë Nënë Tereza ishte përgjigjur në mënyrë interesante. “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, pati thënë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza.

Por, në ndërkohë sa kujtohet 37 vjetori i Nobelit për Nënë Terezën, Gazeta Metro ju sjell një historik rreth këtij çmimi. Përveç Nënë Terezës, janë të radhitur edhe 9-të fitues tjerë të njohur të këtij çmimi.

Çmimi Nobel për Paqe, është çmimi më i lartë për individë apo ndonjë institucion të cilët janë angazhuar për të arritur paqe brenda një viti.

Çmimi “Nobel” është krijuar nga Alfred Noble, i cili ishte shpikës i dinamitit. Nobel kur krijoi këtë çmim kërkoi që t’i jepej personit të cilit do të kishte realizuar punën më të mirë të munshme për miqësinë mes shteteve, për zhdukjen ose reduktimin e ushtrive ose për promovimin e kontresit të paqes.

Themelet e Çmimit Nobel u vendosën në vitin 1895 kur Alfred Nobel ka shkruajtur vullnetin e tij të fundit, duke lënë shumë nga pasuria e tij për krijimin e tij. Që nga viti 1901, çmimi Nobel ka nderuar burra dhe gra për arritje të rëndësishme në fizikë, kimi, mjekësi, letërsi, për të punuar në paqe dhe tani ekonomi.

Më poshtë janë të përmendur 10 fitues të çmimit Nobel për Paqe:

1. Nënë Tereza

Njëra ndër personat që ka punuar për paqe në botë, është edhe një femër shqiptare, Nënë Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu), ndërkohë që shumë njerëz në botë e njihnin si Shën Tereza e Kalkutës.

Nënë Tereza gjatë jetës së saj mori shumë çmime, me të cilët iu nderua puna e saj, e njëri ndër ta është edhe Çmimi Nobel për Paqe, të cilin e mori në vitin 1979.

Që nga ajo ditë u bënë 37 vite që kur Nënë Tereza u nderua me këtë çmim. Ajo, ishte një femër shqiptare e cila ndihmonte të gjithë njerëzit e varfër nëpër botë. Gjatë jetës së saj ajo pranoi se është nga Shqipëria, dhe e gjithë bota e njihte popullin shqiptar dhe Shqipërinë.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7.500 fëmijëve në 60 shkolla, ajo ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri. Nënë Tereza ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve 80-ta.

Gjithashtu, ajo këtë vit u shpall e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës, më 4 shtator, një ditë para 19 vjetorit të vdekjes së saj.

mother-tereza

2. Nelson Mandela

Fitues i çmimit Nobel për Paqe ishte edhe Nelson Mandela (Rolihlahla Dalibhunga Mandela), ish president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë. Në vitin 1993 ai u nderua me këtë çmim.

nalson-mandela

3. Henry Kissinger

Me këtë çmim u nderua edhe Henry Kissinger, në vitin 1973, për kontributin e tij në vendosjen e paqes në Vietnam. Për fitimin e këtij çmimi kishte pasur debate të mëdha, pasi që kritikuan se ai kishte krijuar fushatë sekrete të bombardimit rreth vitit 1975.

henry-kissinger

 

4. Cordell Hull

Conderll Hull u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1945, për përpjekjen e tij për paqe dhe kontributin e çmuar në kuptimin e hemisferës perëndimore, marrveshjeve tregtare dhe punës për të krijuar Kombet e Bashkuara.

cordell-hull

5. Jimmy Carter

Jimmy Carter fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002, në saj të përpjekjeve shumë vjeçare për gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet ndërkombëtare, përparimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social.

jimmy-carter

6. Shimon Peres

Shimon Peres ka fitur Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1996, pasi që ai ka qenë përgjegjës për zhvillimin e arsenalit të armëve bërthamore të Izraelit dhe më vonë ështa fajësuar për Masakrën e Qana-s.

shimon-peres

7. Muhammad Yunus

Muhammad Yunus u nderua me çmimin Nobel për Paqe, me këtë çmim ai u nderua për përpjekjen e tij së bashku me Banken Grameen për përpjekjen e tyre për të krijuar zhvillim ekonomik dhe social në shtresat me nevojë. Banka Grameen sot ka mbi 8.400.000 anëtarë prej të cilëve janë 97 % femra.

muhammad-yunus

 

8. Kaliash Statiarti dhe Malala Jusafrzai

Çmimin Nobel në vitin 2014 e fituan dy individë të cilët kontribuan për paqe. Ata ishin aktivistja pakistanez e të drejtave të grave, Malala Jusafrzai dhe avokati indian i të drejtave të fëmijëve, Kaliash Statiarti.

viti-2014

9. Jauan Manuel Santos

Komiteti Norvegjez i Nobelit, ka shpallur presidentin e Kolumbisë Juan Manuel Santos, fitues të Cmimit Nobël për Paqe, duke vlerësuar kështu angazhimet e tij për paqe në këtë shtet të Amerikës Jugore.

juan-manuel-santos

10. Organizata “Kuarteti i dialogut kombëtar”

Çmimi Nobel për paqen për vitin 2015 iu dha organizatës tuniziane “Kuarteti i dialogut kombëtar” për kontribut në ndërtimin e një demokracie pluraliste në Tunizi në prag të revolucionit jasemin të vitit 2011.

Ky çmim iu dha katër organizatave së bashku, për punën e tyre në krijimin e një procesi paqësor politik, në periudhën kur përpjekjet për demokratizim të Pranverës Arabe u sabotuan nga vrasje politike dhe trazira sociale. Komiteti i njohu kuartetit meritën e stabilizimit të vendit kur u gjend shumë pranë luftës civile./gazetametro.net/

2015

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë