Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se 50 banesa janë të gatshme në një kompleks banesor në Hajvali, të cilat do t’u ndahen familjeve që jetojnë me asistencë sociale.
Drejtori për Mirëqenie Sociale në këtë komunë, Arben Vitia ka thenë për RTV21 se për këto banesa kanë konkuruar 329 familje, kurse deri me tash janë inspektuar rreth 100 familje me gjendje të rendë sociale dhe pa strehim të duhur.
Vtiia ka sqaruar se është caktuar një komision i veçantë që do të bëjë verifikimin e të gjitha familjeve aplikuese dhe më pas të zgjedhë ato të cilat do të përfitojnë.
“Komisioni po e kryen jashtëzakonisht mirë punën e vet. Deri më tani janë vizituar 94 familje dhe akoma është në proces verifikimi i këtyre familjeve. Nga 300 familje do të vizitohen të gjitha”, u shpreh ai. /gazetametro.net