Loading…

30 vjet nga greva historike e minatorëve të Trepçës

  • 20/02/2019 | 08:41

30 vjet nga greva historike e minatorëve të Trepçës

30 vjet nga greva e minatorëve, të cilët i hapën rrugë një historie te re për Kosovën dhe popullin e saj, transmeton Gazeta Metro.


Sot në Stan Tërg shënohet 30-vjetori i grevës historike të minatorëve.
Kjo grevë historike rikujton 20 shkurtin e vitit 1989, ku minatorët u ngujuan në minierë, në shenjë revolte ndaj regjimit të asaj kohe.

Para 30 vjetëve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Në këtë përvjetor do të marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë