Loading…

30 mjekë amerikanë në Vushtrri (Video)

  • 08/06/2017 | 21:18

30 mjekë amerikanë në Vushtrri (Video)

Një radhë e gjatë ishte krijuar nga banorë të Vushtrrisë, të cilët po prisnin për t’u kontrolluar nga mjekët amerikanë të cilët kishin ardhur në këtë qytet të enjten.

30 mjekë amerikanë kanë ardhur në Kosovë në kuadër të programit Kosovo Hope për shkëmbim të mjekëve amerikanë dhe kosovarë.

“Prej gëzimit që kanë ardhur këta mjekë, nuk kemi mundur të flejmë gjithë natën”, tha njëri nga pacientët.

Kurse, mjekët amerikanë nuk e dinin pse kishte kaq shumë interesim nga banorët për t’u kontrolluar tek ata.

“Ishte një ditë shumë e zënë. Shumë njerëz duan të kontrollohen te mjekët amerikanë. Nuk e di pse”, thotë njëri nga mjekët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë