Loading…

30 ditë paraburgim për personin që grushtoi ish-kryetarin e OVL-së në Gjilan

  • 29/11/2018 | 10:16

30 ditë paraburgim për personin që grushtoi ish-kryetarin e OVL-së në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan, i ka caktuar masën e paraburgimit personin që sulmoi ditë më parë Ahmet Dakun, ish-kryetarin e OVL të UÇK-së në Gjilan.


Ish-kryetari i Veteraneve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku, njëherësh anëtar i Komisionit Shtetëror për Verifikimin Statusit të Veteranëve, ishte sulmuar nga një person me datë 27 nëntor të këtij viti.

Pas këtij sulmi fizik, i dyshuari është arrestuar ndërkaq sot, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë(30) ditëve të pandehurit N. H.

“I pandehuri dyshohet se me datë 27.11.2018, hynë në zyrën e A. D., duke kërkuar sqarime për refuzimin e kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, dhe pas disa ofendimeve, i pandehuri sulmon me grushte të dëmtuarin A. D., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Ndryshe Ahmet Daku, është Inspektori i Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive Tjera në Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë