Sergiy i dhanë një ditë leje komanda ukrainase që të martohej me të dashurën që nuk e kishte parë me muaj, transmeton Gazeta Metro.
Sergiy erdhi nga fronti lindor në Luhansk ku beteja është e ashpër dhe po vazhdon edhe sot në ditën 119 të invadimit të Rusisë.
Ukrainian soldier gets one day off from the frontlines to marry the love of his life. pic.twitter.com/UDW4zg8h7N
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 22, 2022
Sergiy dhe Angela nuk e kanë parë njëri tjetrin ka 7 muaj pasi që lufta e zuri në Luhansk ku po shërbente.
Vullnetarë iu organizuan një ceremoni martese Sergiy dhe Angelas në qytetin ku ajo është evakuuar pasi qyteti i tyre i lindjes, Kherson, është i pushtuar. Angela është në muajin e shtatë të shtatzënisë./gazetametro.net