Idea e një përndjekje shpesh mund të përfshijë çdo gjë nga ndjesia e një pranie të mbinatyrshme, apo objektet që lëvizin, deri tek aktiviteti i shpirtrave.
Në një botë të mbushur me shkencë dhe arsye, këto përndjekje shpesh mund të hidhen poshtë nga një shpjegim shumë i thjeshtë. Pra, lënë mënjanë Halloween, ezistojnë tri shpjegime shkencore dhe psikologjike për përndjekjet, shpirtrat, zërat e çuditshëm dhe të gjitha gjërat e mbinatyrshme, edhe pse duhet theksuar se shumë pyetje të rëndësishme mbeten ende pa përgjigje, transmeton gazetametro.net
1. Një studim mbi një fantazëm të supozuar në Hampton Court, gjeti se medimi rreth fantazmave tek njerëzit nuk pati asnjë efekt mbi pritshmëritë e pjesëmarrësve për përjetimin e fenomeneve të pazakonta, apo prirjen e tyre për t’ia atribuar fantazmave dukurinë e pazakontë. Pra, është e drejtë të thuhet që efektet e supozimit ndryshojnë në varësi të bindjeve të një personi. Dhe sigurisht, besimtarët e paranormales janë të prirur të besojnë fenomenet e pretenduara paranormale, ndërsa skeptikët do të mohojnë ekzistencën e saj.
2. Disa studime i kanë lidhur infratingujt me ndjesitë e çuditshme. Në një shembull, një pjesë muzikore bashkëkohore e luajtur “live” u përzie me infrartinguj, dhe publikut iu kërkua më pas të përshkruajë reagimet e tij ndaj muzikës. U raportuan përvojat më të pazakonta, kur qenë të pranishme infratingujt të dridhura poshtë shpinës, ndjenjat e nervorzizmit, valët e frikës, ankthit apo emocione të dhimbshme, transmeton gazetametro.net
3. Perceptimet “supernatyrale” mund të lindin nga reagimet ndaj substancave toksike, të tilla si monoksidi i karbonit, formaldehidi dhe pesticidi. Është sugjeruar ndërkohë se kërpudhat haluçinante të shkaktuara nga myku toksik, mund të stimulojnë perceptimet e lidhur me përndjekjen nga prani të mbinatyrshme. Shein Roxhers dhe ekipi i tij nga Universiteti Klarkson në SHBA, vërejtën ngjashmëri midis përvojave paranormale dhe efekteve haluciinogjene të sporeve kërpudhore. /gazetametro.net