Kinemaja ABC vazhdon me shfaqjen e preimerave botërore edhe në muajin janar, pas një përfundimit të një viti të sukseshëm sa i përket shafqjeve të filmave.
Gazetametro.net sjellë për ju tri premiera botërore që do jepen në kinemanë ABC në këtë muaj.
Me 5 janar 2017 jepet premiera e filmit ”Why him” nga regjisori John Hamburg
Një baba krijon një marrëdhenie të hidhur rivaliteti me të dashurin e ri e të pasur të vajzës së tij. Filmi është i zhanrit komedi, zgjat 111 minuta me aktorët James Franco, Bryan Cranston, Zoey Deutch.
12 janar 2017 shfaqet Premiera Boterore e filmit “MISS SLOANE” me regji nga John Madden
Dramë/Triller; 2 ore 12 min. Në aksionet e larta dhe botën e pushtetshme – ndërmjetësuese politike, Elizabeth Sloane (Jessica Chastain) është më e kërkuara dhe e njohur për dinakërinë dhe të dhënat e saj të suksesit, ajo ka bërë gjithmonë çdo gjë që është e nevojshme për të fituar. Por, kur ajo takohet me kundërshtarin më të fuqishëm të karrierës së saj, ajo tregon se fitorja mund të vijë, por me një çmim shumë të lartë.
Në rolet kryesore Jessica Chastain, Mark Strong, Gugu Mbatha-Raw, Michael Stuhlbarg, John Lithgow, Sam Waterson, etj.
Me 19 Janar 2017, shfaqet Premiera Boterore e filmit “THE GREAT WALL” nga regjisori Zhang Yimou
Një mister i përqëndruar rreth ndërtimit të Murit të Madh të Kinës. Muri i Madh Legjendar tregon historinë e një force elite, për qëndrimin dhe guximin njerezor për të ndertuar strukturën më të ikonike në botë.
Filmi është aksion, aventurë, fantazi dhe zgjat 1 orë 44 minuta. Në rolet kryesore Matt Damon, Jing Tian, Pedro Pascal, Willem Dafoe, Hanyu Zhang, Eddie Peng, Lu Han, Kenny Lin, Junkai Wang, Zheng Kai, Cheney Chen, Xuan Huang, Andy Lau, etj.
Për orën e saktë të shfaqjeve të këtyre filmave dhe filamve tjerë që do të jepen në vazhdim, gazetametro.net ju informon me kohë. /gazetametro.net