Loading…

3 misteret më të debatuar mbi jetën e Hitlerit

  • 20/02/2019 | 23:41

3 misteret më të debatuar mbi jetën e Hitlerit

Adolf Hitleri, është figura historike më e shëmtuar, por ndoshta edhe më e fuqishme e saj. Ai ishte, më shumë se cilido tjetër, arkitekti i Luftës së Dytë Botërore , një konflikt që ndryshoi botën përgjithmonë, trasnmeton Gazeta Metro.


Udhëheqësi nazist, ka qenë subjekt i më shumë librave, filmave dhe dokumentarëve se çdo individ tjetër, i gjallë apo i vdekur. Megjithatë, pavarësisht nga ky interes intensiv dhe i qëndrueshëm, ka ende shumë gëra mbi Hitlerin, të cilat ne nuk i dimë me siguri.

Ja cilat janë teoritë më të debatuara, mbi jetën dhe vdekjen e Fyhrerit.

Ai ishte Hitleri një ushtar trim?
Historia thotë se ai ishte një ushtar trim, që rrezikonte periodikisht jetën. Ky ishte sigurisht versioni i historisë i paraqitur nga nazistët, por studimet e fundit sugjerojnë se trimëria e tij në Luftën e Parë Botërore, mund të jetë zmadhuar shumë.

Dr.Tomas Ueber i Universitetit Aberdin në Skoci, ka studiuar çdo ditar apo letra që gjeti të shkruara nga ushtarët, që kishin shërbyer në regjimentin e Hitlerit. Ai zbuloi se Hitleri angazhohej kryesisht në përçimin e informacioneve nga fronti tek shtabi qëndror, një detyrë që e zhvendoste disa kilometra pas linjave të para të betejave.

Ai ishte Hitleri pjesërisht hebre?
Detajet e pemës familjare të Adolf Hitlerit nga e ëma dihen mirë. Por s’mund të thuhet e njëjta gjë të atin. Alois Shiklgryber, që më vonë e ndërroi mbiemrin e tij në Hitler, ishte një fëmijë jashtë martese. Askush nuk e dinte se kush ishte i ati i Shiklgryber.

Historianët janë përpjekur shumë të zbulojnë identitetin e vërtetë të gjyshit të Adolf Hitlerit. Misteri nuk është zgjidhur kurrë, por një nga kandidatët potencialë, është një hebre me emrin Leopold Frankenberger. Nga rezultati i AND-së së 39 prej të afërmve të Hitlerit që i mbijetuan luftës, rezulton se ai e ka prejardhjen pjesërisht nga berberët e Afrikës Veriore, dhe populli hebre.

A ishte Hitleri një përdorues droge?
Adolf Hitleri nuk pinte duhan, alkool, dhe nuk hante mish. Ai madje nuk konsumonte as kafe. Propaganda naziste e portretizoi atë si një njeri të përkushtuar gjithë jetën e tij në shërbim të Gjermanisë:ai s’kishte as kohë, dhe as prirje të ndiqte kënaqësitë tokësore.

Por realiteti, ishte se Hitleri e kaloi pjesën më të madhe të luftës i droguar me një koktej të tmerrshëm lëndësh narkotike. Në fillim të vitit 1945, fabrikat që prodhonin medikamentet me të cilat ai mbahej në këmbë, u shkatërruan nga bombarduesit aleatë. Hitleri nisi të dridhej gjithnjë e më shpesh, dhe jo sëmundja e Parkinsonit siç është hipotetizuar shpesh, por nga mungesa e barnave, gjë që e përkeqësoi gjendje e tij mendore dhe fizike, kur lufta në Evropë po i afrohej fundit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë