Përgatisni së bashku me fëmijët biskota me tërshërë.
Zevendesojuni adoleshentëve drithërat e zakonshëm të mëngjesit, me tërshërë, mjaltë dhe stafidhe, të përgatitura në shtëpi me qumësht.
Vendosni tërshërë në supat që përgatisni, ne fund te gatimit.
Krem me banane
Përgatitja 10min / Gatimi 5-7min / 4 racione
225gr tërshërë e shtypur
550gr qumësht me pak yndyrë
2 banane të maturuara, të prera në feta
pak kanellë
4 lugë të vogla mjaltë
Përgatitja
Zieni tërshërën me qumështin duke e përzier vazhdimisht.
Shpërndani qumështin me tërshërë në 4 tasa dhe vendosni tërshërën përsipër. I hidhni pak kanellë dhe mjaltin dhe e shërbeni të ngrohtë.
Biskota me tërshërë
Përgatitja 15min / Gatimi / 15-20min / 9 copë
3 lugë të mëdha miell që fryhet vetë (miell per kek)
3 lugë të mëdha sheqer kaf
100gr tershere e shtypur
1 luge të madhe rrush të thatë
2 lugë të mëdha fara kungulli
1 lugë të madhe fruta të thatë te prerë dhe të pjekur
100gr gjalpë
1 luge mjaltë
Përgatitja
Vendosni letër furre në tepsi dhe lyejeni me gjalpë. Në një tas hidhni miellin, sheqerin, tërshërën, rrushin e thatë, farat dhe frutat e thatë, dhe i përzieni mirë.
Vendosni në tenxhere gjalpin dhe mjaltin dhe i ngrohni vetëm pak sa te shkrijë gjalpi. E vendosni mbi përbërjen e tërshërës dhe përzieni mirë.
Vendosni masën e formuar në tepsi dhe e shtypni me duar në mënyrë që të shtrohet uniform. E piqni në furrë të nxehur në 200 gradë C që më parë, për 20 minuta. E nxirrni nga furra, dhe ndërkohë që është e ngrohtë, e prisni me kujdes në 9 katrorë të vegjël. I lini të ftohen në tepsi.