Loading…

3 mënyra si ‘të shpëtoni’ nga dikush që flet shumë

  • 27/11/2023 | 09:39

3 mënyra si ‘të shpëtoni’ nga dikush që flet shumë

Të gjithë kemi një person në familje ose në zyrë që flet gjatë gjithë kohës. Disa njerëz thjesht shprehin mendimet e tyre dhe nuk mund të ndalen. Sigurisht, është e rëndësishme të jesh njeri i sjellshëm dhe të mos ndërpresësh të tjerët, teksa ata flasin. Mirëpo, ndonjëherë ka persona që të lodhin shumë teksa flasin. Si të shmangni njerëzit që flasin shumë, me takt?


Mësoni 3 këshilla të dobishme që mund t’ju ndihmojnë të përfundoni një bisedë që nuk ju intereson.

Pyeteni personin me të cilin po flisni, nëse mund ta ndërprisni

Nëse të gjitha përpjekjet tuaja të mëparshme për të përfunduar bisedën nuk kanë rezultuar të suksesshme, atëherë është koha që me edukatë t’i ndaloni ata. Për një moment, pyeteni personin me të cilin po bashkëbisedoni, nëse mund ta ndërprisni, sepse nuk keni kuptuar diçka në lidhje me temën që po flisni.

Thuajini që nuk keni kohë

Ndonjëherë, njerëzit thjesht nuk mund ta kuptojnë se po ju bezdisin. Në momentit që nuk po e duroni më këtë bisedë, një largim me stil do të ishte “thjesht nuk kam më kohë”.

Thjesht largohuni

Është e vrazhët, por efektive. Nëse arrini në pikën që personi me të cilin po flisni nuk po e kupton gjuhën e trupit tuaj, atëherë është koha që të largoheni. Në fund të fundit, kjo është jeta juaj dhe nuk keni kohë për ta shpenzuar me persona të cilët nuk keni dëshirë të qëndroni.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë