Lyerja e thonjëve apo manykiri mund të përmbajë kimikate toksike si dibutil ftalati, toluen dhe formaldehid.
Të tri kemikatet e përfshira në studim konsiderohen si një “trio toksike” sepse ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtyre kimikateve specifike mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, transmeton gazetametro.net
Toluen
Përdoret për të mbajtur përbërësit e manikyrit të bashkuar në formë likuide dhe gjendet gjithashtu në benzinë. Ekspozimi ndaj këtij kimikati shkakton dëme në sistemet nervore dhe riprodhuese.
Simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe acarim të syve e fytit.
Formaldehidi
Ky kimikat i shtohet manikyrëve si një agjent i ngurtë për të dezinfektuar manikyret . Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj këtij kemikati është i lidhur me rritjen e shpejtë të qelizave anormale.
Dibutil ftalat
Ky përbërës është i ndaluar në disa vende evropiane, pasi është i njohur si një përbërës që shkakton dëme në organet riprodhuese./gazetametro.net